Munishi: Futbollistët e Gjilanit janë fajtorë për humbjen në finalen e Kupës, nuk ishin në nivel me tifozët ‘Skifterat’
Finalja e Kupës së Kosovës në futboll këtë sezon i ka takuar skuadrës së Prishtinës.
Prishtina në finale e mposhti skuadrën e Gjilanit e cila nuk ka trofe që 23 vite, raporton Gazeta Enigma. Sfida finale u diskutua në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini. Ismet Munishi ka thënë se futbollistët e Gjilanit janë fajtorë për këtë disfatë për arsyeje se nuk u angazhuan ashtu siç dihej.
“Te skuadra e Gjilanit ju vë direkt faj futbollistëve, në një finale kurrë nuk kanë trajnerët faj. Futbollistët duhet në finale me e dhanë maksimumin. Prishtina ishte shumë më e motivuar. Lojtarët e Gjilanit vetëm nëse kishin qenë në nivelin e ‘Skifterave’ 30%, besoj që ishin treguar kundërshtar më i fortë.
Comments
Post a Comment