Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur për media në prag të sfidës ndaj Bjellorusisë.Djelmoshat tanë do luajnë ndeshjen e dytë të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për në Euro 2024, ndaj Bjellorusisë.
Për shkak të luftës në mes Rusisë dhe Ukrainës ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bjellorusisë është zhvendosur në Hungari.Tri barazimet në tri ndeshjet e para, ndaj Izraelit, Andorrës dhe Rumanisë, kanë bërë që “Dardanët” t’i minimizojnë gjasat për kualifikim në EURO 2024 pasi renditen në vendin e katër në Grupin I me vetëm tri pikë, derisa dy vendet e para mbahen nga Zvicra me nëntë pikë dhe Rumania si e dyta me shtatë sosh.
Bjellorusia nga ana tjetër është ende pa asnjë fitore, derisa ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e zhvilluara në këtë grup.Giresse tha që Milot Rashica është në dyshime për ndeshjen e nesërme si pasojë e problemeve fizike.
“Sa i përket Milotit nuk e kemi të qartë nëse do jetë i gatshëm nesër, pasi gjendja e tij fizike është duke u përcjellë dhe do ta kuptojmë në seancën e sotme”, ishin fjalët e trajnerit francez.Ballafaqimi ndërmjet Bjellorusisë dhe Rumanisë do të zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Szusza Ferenc Stadion” në Budapest.
Comments
Post a Comment