Sulmuesi francez Karim Benzema, karrierën e tij do ta vazhdojë larg La Liga-s dhe fanellës së Real Madridit, ku i kaloi plot 14 sezona.
Benzema zbuloi edhe arsyen se pse zgjodhi që të luajë në Arabinë Saudite, tek klubi Al-Ittihad.
Ai tha rol ka luajtur edhe feja pasi i takon besimit mysliman.
Francezi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.
“Unë jam një mysliman, është një vend mysliman dhe dua të jetoj atje. Është mirë të jesh në një vend musliman ku tashmë ndjej se njerëzit më duan”. tha Benzema.
Fituesi i “Topit të artë” ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare, pasi do të qëndroj në Arabin Saudite deri në vitin 2026, ku do të përfitoj rreth 200 milionë euro në vit.
Comments
Post a Comment