Begolli: Tifozeria besnike e Gjilanit e meritonin trofeun e Kupës, ‘Skifterat’ i kanë qëndruar klubit afër në ditët e vështira
Finalja e Kupës së Kosovës në futboll këtë edicion i ka takuar skuadrës së Prishtinës. Prishtina në finale e mposhti skuadrën e Gjilanit e cila nuk ka trofe që 23 vite, raporton Gazeta Enigma. Sfida finale u diskutua edhe në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini. Trajneri i KF Feronikelit, Granit Begolli, ka thënë se skuadra e Gjilanit luajti shumë zbehtë në finale dhe se tifozët e Gjilanit e meritonin këtë trofe.
“Një Gjilan shumë i zbehtë dhe nuk bëri asgjë. Paraqitje shumë zbehtë për një finale të Kupës. Kjo tifozeri (Skifterat) aq shumë besnike që i ka qëndruar afër gjithmonë klubit në situata të vështira e ka meritu një trofe, por Prishtina ka pas përparësitë e veta pasi që ka luajtur në shtëpi”, tha Begolli
Comments
Post a Comment